Futboll Sport

“PLAS” GRUSHTI NË STADIUMIN E KORÇËS/ Një qytetar dhunon presidentin e ‘Skënderbeut’ dhe të birin (VIDEO)

Një incident dhune është shënuar këtë të shtunë në tribunën “Vip” të stadiumit në Korçës, gjatë ndeshje së Superligës mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Burime bëjnë me dije se një person i është afruar presidentit të ekipit të Skënderbeut Ardian Takaj duke e ofenduar atë.

Ka qenë i Gerhard Takaj, i biri i presidentit ai i cili i ka kërkuar të largohet nga tribuna personi në fjalë, por situata ka agravuar deri në përdorimin e grushtave.

Është nevojitur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Burime bëjnë me dije se personi i cili ka kërkuar të bisedojë me presidentin Takaj është i ati i një lojtari të kësaj skuadre.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Pas 5 minutash lojë, Gavranovic zhbllokon sfidën Gjermanisë (VIDEO)

Delo.autor

FJALËT E PARA SI KAPITEN/ Romagnoli: Jam krenar, Higuain mes më të fortëve në botë

Sadik.Autor

E FUNDIT/ FATI i Ze Marias tek Tirana: Takim me dyer të mbyllura prej 3 orësh me presidentin Refik HALILI

Isa.Autor

Leave a Comment