Futboll

Leo Messi zbulon çfarë ka ndryshuar në stilin e tij të të luajturit

Leo Messi e pranon se ka ndryshuar mënyrën e tij të lojës në kohët e fundit dhe është “më pak egoist, në thonjëza”, por ende vazhdon si zakonisht. Ylli i Barcelonës dha një intervistë për programin “La Cornisa”, të drejtuar dhe prezantuar nga gazetari Luis Makhoul në zinxhirin argjentias “American TV” dhe që do të transmetohet në tërësinë e vet të dielën, nga ora 20:30 (ora lokale argjentinase).

Në avancimin e intervistës që është lëshuar si një promovim nga “Messi.com”, Leo shpjegon evolucionin e lojës së tij në kohët e fundit. Gjeniu nga Rosario nuk ka problem të pranojë se “më përpara e “vidhja” topin dhe luaja lojën time.

Nga ana tjetër, tani përpiqem ta bëj ekipin të luajë më shumë, për ta pasuar topin më tepër dhe të mos jem aq egoist…” Sulmuesi i Barçës përmbledh detyrat e tij të reja, duke shpjeguar se “përpiqem ta zhvendos ekipin më shumë nga një pozitë në një tjetër, por vazhdoj të vrapoj siç kam bërë gjithmonë, por në një mënyrë tjetër”.

Related posts

ZBULON EKIPIN FAVORIT PËR KËTË SEZON/ Marcello Lippi ka ide të qarta: Titulli i Serie A do të fitohet nga…

Delo.autor

NUK PO SHKËLQEJNË KËTË SEZON/ Ja sa pikë i duhen Juventusit për të “blinduar” zonën Champions…

Delo.autor

SHËNOI SUPERGOL/ Tifozët e Lyon po çmenden për Xherdan Shaqirin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment