Futboll

Ledian Memushaj jashtë planeve të Panuçit

Ledian Memushaj nuk është në planet e trajnerit të Kombëtares Kristian Panuçi për miqësoren me Norvegjinë që do të luhet më 26 Mars në Elbasan.

Faqja zyrtare e Benevento konfirmoi vetëm ftesën për Berat Gjimshitin për këtë test, i pari për këtë vit. Memushaj nuk aktivizohet me skuadrën e tij prej 28 Janarit, në dallim nga Gjimshiti i cili është kthyer në një tiullar te Benevento.

Ledian Memushaj është pjesë e Kombëtares prej 2010. Mesfushori 31-vjeçar ishte një pikë kyçe e suksesit të Shqipërisë që mori pjesë në finalet e Euro 2016. Tjetër mungesë e konfirmuar është ajo e Amir Abrashit.

Klubi i tij Freiburg bëri të ditur të martën se mesfushori do të operohet, pas dëmtimit të pësuar në gjurin e djathtë në sfidën me Hertha Berlin. Probleme fizike po kalon edhe mbrojtësi Frederik Veseli, i cili po riaftësohet sipas njoftimit të Empoli. Christian Panuçi pritet të publikojë listën e lojtarëve të premten, ndërsa grumbullimi është parashikuar të nisë të hënën.

Related posts

HUMBJA E POLONISË NDAJ ARGJENTINËS/ Levandovski i sinqertë: Ishin superiorë, na dominuan nga fillimi deri në fund

F.autor

“KLUBI KA NJË PROJEKT PËR TË ARDHMEN”/ Mbrojtësi Sofranak karikon blutë: Dinamo luan për trofe

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Ndizet sfida në “Old Trafford”, Manchester United ndëshon Romën me 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment