Futboll Sport

MERRET VENDIMI PËRFUNDIMTAR/ Partizani zgjedh trajnerin e ri

Merret vendimi përfundimtar, Partizani konfirmon trajnerin e ri. Arbër Abilaliaj është zyrtarisht trajneri i Partizanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Gaz Demi me anë të një konference për mediat, duke e konfirmuar në krye të stolit të kuq.

Abilaliaj do t’i ketë të dyja funksionet, si atë të trajnerit dhe gjithashtu të drejtorit sportiv. Arbër Abilaliaj do të drejtojë të kuqtë deri në përfundim të sezonit.

Abilaliaj drejtoi Partizanin në 5 ndeshjet e fundit, duke marrë pesë fitore radhazi. Ai ishte në stol edhe në sfidën e fundit ndaj Egatias, që u ndërpre në minutën e 24-t si pasojë e atakut në zemër të Dëamena-s.

Related posts

MBROJTËSI BRAZILIAN DREJT LARGIMIT NGA REALI/ E ardhmja e Marcelos mes Juventus dhe Inter

Delo.autor

Kukësi vazhdon përgatitjet/ Sulmuesi AFRIKAN merr ftesë nga kombëtarja

Isa.Autor

Grezda: Mungoi bashkëpunimi me të rinjtë, vetëm dëshira nuk mjafton

Sadik.Autor

Leave a Comment