Futboll Sport

ZYRTARE/ Mesfushori rinovon në La Liga, kontratë deri në vitin 2027

Rinovim në shtëpinëe e Betis. Në këto orë klubi andaluzian në fakt ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Iscon. I mbërritur verën e kaluar dhe duke u bërë shpejt një nga shtyllat e rëndësishme të skuadrës, mesfushori 31-vjeçar ka rinovuar kontratën deri në qershor të 2027-ës. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, me një video të publikuar në kanalet zyrtare.

Video e zgjedhur është spektakolare. Isco i pret rrugën një makine dhe i tregon fanellën e Betis, ku shkruhet: “2027”.

Rinovimi i kontratës së lojtarit është dhurata më e mirë për tifozët, të cilët presin shumë këtë sezon. Betis renditet në vendin e shtatë me 28 pikë. Objektivi i këtij sezoni është arritja në zonën e Europës, me konkurrencën që është mjaft e madhe.

Related posts

Pak çaste përpara finales Francë-Kroaci, ja me kë është tifoz boksieri shqiptar

Isa.Autor

E BUJSHME/ Dridhet stoli i Low, trajneri i njohur projektohet në krye të Gjermanisë

Delo.autor

PËRBALLJA NË “EMIRATES”/ “Djajtë e Kuq” befasojnë Arsenalin në dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment