Futboll Sport

I PLOTËSOHET DËSHIRA INZAGHIT/ Interi bëhet me “krahë”, detajet e transferimit

Tajon Buchanan ka zbarkuar në Milano për t’i kryer testet mjekësore me Interin. Lojtari kanadez vjen te zikaltërit si një transferim i përhershëm nga Club Brugge. Sa i takon shifrave, besohet se bëhet fjalë për një akord për 7 milion € + 3 milion € shtesë.

Sipas asaj që shkruhet, mbrojtësi anësor do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare e gjysmë në Stadio Meazza këtë pasdite.

Buchanan nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Hellas Verona pasi do të kthehet në Belgjikë për të plotësuar disa dokumente të nevojshme për të përfunduar transferimin e tij në Itali. Ardhja e tij te Interi ishte dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Inzaghi.

Related posts

COVID-19/ Shpërthim infektimesh tek skuadra e lojtarit të Kombëtares, rrezikohet ndeshja e Serisë A

Delo.autor

PERPLASJA QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Conte: Problemi është mes meje dhe Tuchel

F.autor

E TRISHTË/ Tërmeti në Turqi, gjendet nën rrënoja i pajetë edhe drejtori sportiv i klubit turk

F.autor

Leave a Comment