Futboll Sport

E ARDHMJA E LAUTAROS/ Sulmuesi gëzon tifozët e Interit: E vërteta për rinovimin

Lautaro Martinez është fare pranë rinovimit me Interin. Ka qenë vetë lojtari i zikaltërve që ka thënë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë.

“Mungon diçka e vogël, jam i lumtur dhe mendoj vetëm për fushën e lojës. Jam i qetë, fola me agjentin dhe familjen. Mungon pak” – Tha Lautaro, i cili gjithsesi ka kontratë ekzistuese me klubin nga Milano deri në vitin 2026.

Shifrat flasin qartë, argjentinasi ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën në vitet e fundit, duke ndihmuar në arritjen e objektivave. Vetëm në këtë sezon, në 17 ndeshje, “El Toro” ka realizuar 16 gola.

Related posts

Turpërohet në ‘Stamford Bridge’ nga Bournemouth, Conte: Po bëj punë të shkëlqyeshme

Q.Autor

FALIMENTIME TË NJËPASNJËSHME/ Klubi italian në shitje për 1 euro, ja arsyeja që askush nuk i afrohet ofertës

Delo.autor

RESHJET E DENDURA TË SHIUT/ Fusha shndërrohet në moçal. Anulohet ndeshja në Kategorinë e Dytë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment