Futboll Sport

NJË PIKË QË E OFRON ME OBJEKTIVIN E CHAMPIONS/ “X” i Bolognas ndaj Frosinones së Marvin Çunit

Bolonja ka marrë një pikë me vlerë në garën për Champions, teksa barazoi pa gola ndaj Frosinones. Ashtu siç pritej, ndeshja rezultoi mjaft komplekse për të besuarit e Thiago Mottas, në një transfertë si ajo e Stadio Benito Stirpe (Frosinone).

Në pjesën e parë, skuadra nga Bologna dominoi me ruajtjen e topit, por më të rrezikshëm para porte u shfaqën vendasit. Në pjesën e dytë, Zirkzee me shokët provuan të zhbllokonin llogaritë, por pa mundur dot të tregohen konkret.

5 minuta lojë edhe për Marvin Çunin, i cili mori vend e Soule në të 85-tën. Frosinone, skuadra në të cilin luan lojtari shqiptar, është në shitësin e 18-të (26 pikë). Në krahun tjetër, Bologna e vendit të katërt ka 58 pikë.

Related posts

Schick optimist: E dimë sesi mposhtet Liverpool

Sadik.Autor

Shkodran Mustafi “shpërfill” Ronaldon/ Messi “gjeni” i paparashikueshëm…

Sadik.Autor

Botërori, në Rusi zhvillohen kurse buzëqeshje për rusët e “egër”

Isa.Autor

Leave a Comment