Futboll Sport

ATALANTA BËN TREND GJIMSHITIN/ VIDEO e ndërhyrjes kundër Milanit shpërndahet nga klubi në rrjetin social

Me 25 shkurt Milani barazoi 1-1 brenda në “San Siro” kundër Atalantës së Berat Gjimshitit. Edhe pse u bë një muaj e gjysmë që kjo ndeshje është zhvilluar, klubi nga Bergamo ka kapur një moment tepër të veçantë të mbrojtësit së Kombëtares shqiptare, Gjimshitit.

Gjatë një goditje këndi të Atalantës, topi rikuperohet me shpejtësi nga lojtarët e Milanit me këta të fundit që nisen direkt në kundërsulm. Më pas Gjimshiti vrapon të kthehet në pozicion dhe përshkon të gjithë fushën, duke arritur të kap në kohë Kalabrian dhe ia heq topin.

Ky moment është publikuar në “TikTok” nga ana e vetë klubit ku tregohet e gjithë situata. (VIDEO)

Related posts

“GARDHI PORTËS”/ Klop: Ta dija se ALISSON ishte kaq i mirë do paguaja dyfishin

Isa.Autor

GATI TË “LUFTOJË” PËR FANELLËN “ZIKALTËR”/ Keita deklaron: Nëse shënoj ndaj Lazios…

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA E BOMBERAVE TË 2021/ Armando Broja lë pas talente si Wirtz, Saka e Musiala

Delo.autor

Leave a Comment