Futboll

Jose Mourinho: Ja pse 4 skuadra janë gjithmonë në çerekfinale

“Unë u them tifozëve që kanë të gjithë të drejtën të thonë opinionin t tyre dhe të reagojnë, por dua edhe t’ju kujtoj diçka që quhet trashëgimi e futbollit”, tha Mourinho, përpara se të vijonte me një monolog 12 minuta të gjatë, pa u ndërprerë nga askush.

“Nuk mendoj se është e drejtë të sulmohem, pasi trofeu im i fundit është marrë para 10 muajsh, për më tepër, kemi mposhtur Chelsean, Liverpoolin, etj., dhe eliminimi nga Sevilla tani shikohet si dramë. Unë jam i bindur për punën e bërë te United, ashtu siç jam i bindur se duhet të punoj edhe shumë më tepër, për të çuar ekipin në vendin që i takon.

Mos harroni se mora një klub që vinte pas dështimesh nga sezoni në sezon dhe në 7 vitet e fundit kishte arritur vetëm një herë në çerekfinale. Trashëgimia në futboll është diçka e rëndësishme, për të shkuar te suksesi dhe unë nuk trashëgova një skuadër të ‘shëndetshme’. Nuk është rastësi që Bayern Munchen, Barcelona, Juventus dhe Real Madrid, janë gjithmonë në çerekfinalet e Championsit.

Këto klube punojnë me një projekt afatgjatë dhe kanë arritur të krijojnë tashmë traditën e tyre të të luajturit. Unë jam në sezonin tim të dytë dhe mendoj se diçka kam ndërtuar, por e di se duhet ende kohë, për të ndërtuar një Manchester fitues, të aftë të përballet me këdo”, deklaroi Jose Mourinho.

Related posts

VIDEO/ Shihni golin e talentit shqiptar që po mahnit portugezët

Q.Autor

“EURO 2020″/ Belgët përfitojnë një penallti, bomberi Lukaku ndëshkon Italinë nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Massimiliano Allegri: Jam i lumtur tek Juventus

Sadik.Autor

Leave a Comment