Futboll Sport

THYEN REKORDIN/ Argjentina fiton Kupën e Amerikës në shtesë

Argjentina triumfon në Kupën e Amerikës, duke u shndërruar në përfaqësuesen me më shumë trofe të tillë.

Një gol në kohën shtesë nga Lautaro Martínez i dha fitoren 1-0 ndaj Kolumbisë, në një ndeshje që u shty për më shumë se një orë për shkak të problemeve të mëdha me hyrjen e tifozëve në stadiumin “Hard Rock” të Majemit.

Sa i përket finales, rastet më të mira erdhën në shtesën e pjesës së parë me Lermën për kolumbianët e Messin për Argjentinën, të cilat nuk u finalizuan me sukses.

Në minutën e 65, Leo Messi la fushën mes lotësh për shkak të një dëmtimi, ndërsa zëvendësuesi i tij, Nico Gonzales, pati impakt të menjëhershëm duke shënuar gol, por festa u ndal nga flamuri i anësorit, që sinjalizoi pozicion jashtë loje.

Goli vendimtar për Argjentinën erdhi në minutën e 112′, kur Lautaro Martinez, i cili u shpall edhe golashënuesi më i mirë i turneut, shfrytëzoi një pasim të Lo Celsos për të dërguar topin në rrjetë, teksa festën e ndau me Messin në pankinë.

Kolumbia provoi të reagojë, por pa rezultat, teksa në sekondat e fundit pretendoi edhe një penallti, por nuk mendonte kështu arbitri dhe VAR-i. Argjentina u bë mbretëresha e kontinentit, duke fituar Kupën e Amerikës për herë të 16 në histori e duke lënë pas Uruguajin me 15.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndizet sfida në “Anfield”, Milan realizon 2 gola për 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

PAS NDESHJES NDAJ ROMËS/ Marcelo: Isco? Duhet të shohesh se ku po dështon dhe të përmirësohesh

Isa.Autor

Jorginho OPTIMIST: Askush si unë, sjell aftësi unike në Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment