Futboll

E konfirmojnë mediat italiane, mbrojtësi shqiptar pritet të zëvendësojë Astorin te Fiorentina

Pas vdekjes së papritur të kapitenit të tyre, Davide Astori, drejtuesit e Fiorentinës janë duke menduar futbollistin e ri, i cili do të zëvendësonte italianin në mbrojtjen e skuadrës nga Firenca.

 

Mediat italiane raportojnë, se mes kandidaturave që po shqyrtohen nga drejtuesit e klubit, është edhe emri i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli. 25-vjeçari luan aktualisht me skuadrën e Empolit në Serinë B dhe këtë sezon është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te skuadra që kryeson ligën e dytë italiane.

Veseli po shkëlqen si qendërmbrojtës, edhe pse ka filluar karrierën duke luajtur në krahët e prapavijës. Në një rol të tillë ai aktivizohet edhe me përfaqësuesen shqiptare, ndaj ai shikohët si zëvendësuesi ideal i ish-kapitenit Davide Astori.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/e-konfirmojne-mediat-italiani-mbrojtesi-shqiptar-pritet-te-zevendesoje-astorin-te-fiorentina/

Related posts

“PROJEKT MADHOR, KUR KRAHASON ME FILLIMET E MIA…”/ De Biasi viziton ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”

Delo.autor

“TRAJNERI GERARD NJERI I MADH”/ Kamberi: Ju tregoj si më bindi Shqipëria dhe pengun në grumbullimin e parë

Delo.autor

LAZIO-INTER/ Conte i beson dyshes së sulmit Lukaku-Lautaro (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment