Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“TRAJNERI GERARD NJERI I MADH”/ Kamberi: Ju tregoj si më bindi Shqipëria dhe pengun në grumbullimin e parë

Florian Kamberi është transferuar te Rejnx hërs dhe do të jetë një prej elementëve të shtuar të Kombëtares në vazhdim. Sulmuesi 25-vjeçar, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, tregon interesimin e kuqezinjve për ta bindur si dhe pengun më të madh në grumbullimin e parë me kuqezinjtë. Sulmuesi rrëfen si është të punojë me një legjendë të futbollit europian si Stiven Xherrard si dhe çfarë pret nga lojtarët me të cilët do të jetë në fushë me fanellën e Kombëtares.Kamberi Shqiperia

Kamberi, si ju kanë pritur dhe si po ndiheni te Rejnxhërs?

Jam shumë i lumtur. Po ndihem shumë mirë dhe më kanë bërë një pritje shumë të mirë. Si nga stafi, trajneri, lojtarët dhe mbi të gjitha tifozët. Jam vërtet i lumtur dhe kjo është ajo që gjithmonë kam kërkuar.

Trajneri ka folur me superlativa për ju. Çfarë do të thotë për një lojtar të stërvitet nga një legjendë si Xherrard dhe të fitoni besimin e tij?

Unë e kam ndjekur gjithmonë Xherrardin edhe kur ka qenë futbollist dhe e kam pëlqyer shumë. Të gjithë e kemi si ëndërr që të kemi një karrierë si ai. Mirëpo, përveçse si një ishfutbollist i madh, Xherrard është një trajner i madh dhe një njeri shumë i mirë.

Çfarë objektivash keni te Rejnxhërs?

Të bëj paraqitje sa më të mira dhe të dëshmoj cilësitë që kam. Sigurisht, që si çdo sulmues, dua që të shënoj dhe asistoj sa më shumë.kamberi-770x397

Po me skuadrën, cilët objektiva keni?

Ne do të luftojmë deri në fund për garat ku marrim pjesë, në kampionat dhe në Europa Ligë. Unë shpresoj të kemi sukses në çdo kompeticion, pasi mendoj se kemi një skuadër të mirë dhe shumë të organizuar.

Çfarë ju bindi që të zgjidhni Kombëtaren e Shqipërisë?

Unë jam shqiptar. Kam lindur dhe jam rritur në Zvicër, gjithmonë me tradita shqiptare. Kjo është shumë e thjeshtë. Për mua, Kosova dhe Shqipëria janë një. Si të luaj për Kosovën, si të luaj për Shqipërinë, është njësoj sepse jemi shqiptarë. Jo vetëm kaq, por edhe serioziteti i Kombëtares së Shqipërisë, ishte ndryshe nga të tjerët. E kam thënë edhe më parë, që Shqipëria gjithmonë me ka ndjekur dhe ka qenë e interesuar për mua.

Çfarë ambienti gjetët në Kombëtare në grumbullimin e parë?

Kam gjetur një ambient shumë të mirë dhe ishin djem shumë të mirë dhe shumë profesionistë. Mirëpo, në grumbullimin e parë unë isha nën presionin e dokumenteve. Më pas, kisha një dëmtim të vogël në këmbë që zgjati një muaj. Kështu që nuk arrita ta shijoja siç e kisha planifikuar.

Ju vjen keq që nuk debutuat ndaj kampionëve të botës, Francës?

Do të ishte fantastike që ndeshjen time të parë me Shqipërinë, ta kisha luajtur kundër Francës. Mirëpo, brenga më e madhe për mua ishte që doja të debutoja në stadiumin e ri. Fatkeqësisht nuk munda.

Pse u vonua aq shumë lejekalimi i Zvicrës, tentuan që t’ju ndryshojnë mendje dhe t’ju ftojnë të luani për ekipin e parë helvet?

Ajo që mund të them është se unë nuk jam marrë shumë me këtë çështje. Pothuajse fare. Është marrë menaxheri im dhe zyrtarët e federatës.

Kamberi, kush është idhulli juaj?

Kristiano Ronaldo. Jo vetëm çfarë bën në fushë, por edhe jashtë fushës. Mentalitetin për të punuar gjithmonë dhe për të dhënë maksimumin çdo ditë. Mënyra e jetesës dhe mentaliteti për të qenë njësoj, si në stërvitje edhe në ndeshje zyrtare.

A i keni ndjekur sulmuesit e tjerë të Kombëtares, me cilin prej tyre mendoni se mund të përshtateni më lehtë?

Kam ndjekur dhe mendoj se janë karaktere të ndryshme. Unë nuk e kam problem aspak se me cilin do të luaj në sulm apo në mesfushë. Unë dua gjithmonë që të kem hapësirën që duhet. Jo vetëm kaq, por edhe që të gjithë të tjerët të japin maksimumin njësoj si unë.

Related posts

AKUZAT/ Alexis Sanchez pranon dënimin me 16 muaj burg

Q.Autor

PARAQITJE TË DOBËTA NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Ja si vlerësohen Memushaj dhe Veseli

Delo.autor

E BUJSHME/ Zbulohet procesverbali i “divorcit” të Contes, ja sa i kushtoi Interit largimi i trajnerit…

Delo.autor

Leave a Comment