Futboll Sport

FAZA PLAY-OFF/ Mourinho jashtë Champions League, Lille i bën gjëmën Fenerbahces! Eliminohen Rangers dhe PAOK, Xhixha deçiziv

Champions League zhvilloi dje ndeshjet gjysmëfinale për kualifikimin në grupet e sezonit që vjen. Ra në sy eliminimi i Fenerbahces së Jose Mourinhos, me Lille që kalon në play-off dhe gjen Slavian e Pragës për një biletë në grupe.

Në Stamboll, Fenerbahce fitoi 1-0 në kohën e rregullt, por fitorja 2-1 e Lille në ndeshjen e parë e dërgoi sfidën në shtesa. Golit të Dzekos në (90+1) iu përgjigj David për miqtë në minutën e 116-të, duke nxjerrë turqit jashtë loje.

Në ndeshjet e tjera, Twente dhe Salzburg barazuan 3-3, por ishin austriakët që kaluan më tej, kjo edhe falë fitores në ndeshjen e parë. Jashtë dolën APOEL, PAOK, Ferencvaros, Ludogorets apo edhe Rangers.

Ndërkohë që Redon Xhixha me golin e tij ishte deçiziv për Qarabag, me azerët që fituan 2-7 pas shtesës me hungarezët e Ferencvaros. Më tej kalojnë edhe Sparta dhe Slavia e Pragës.

Ndeshjet e para të fazës play-off luhen më 20 dhe 21 gusht.

Related posts

“SHPËRTHEJNË” TË QESHURAT NË STUDIO/ Ish-sulmuesi anglez harron që kishte shënuar në Champions (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Ngushtohet diferenca, Salah shënon golin e parë ndaj Rusisë

Sadik.Autor

PERPLASJA QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Conte: Problemi është mes meje dhe Tuchel

F.autor

Leave a Comment