Formula 1 Sport

Formula 1/ Ferrari bën bilancin, rezultatet janë inkurajues

Ferrari është duke punuar për të pasur një makinë më të shpejtë dhe që të jetë më konkurruese. Vettel gjatë këtij sezoni është shfaqur më tepër konkurrues dhe dy garat e fituara nga ai i japin besim drejtuesve të “Kokëkuqes”.

Nisja e sezonit është mjaft pozitive për Ferrari-n, i cili ka arritur që të marrë dy suksese me Sebastian Vettel dhe disa herë është renditur në podium me Kimi Raikkonen. Në respekt të viteve të shkuara, hendeku me Mercedes duket se është zeruar dhe, në pamje të garave evropiane pritshmëritë nga shtëpia e Maranello-s janë të larta. Çertifikimi vjen edhe nga një komunikatë për përdorimin e llogarisë tremujore.

“Skuderia Ferrari ka punuar shumë për t’u përgatitur për sezonin 2018 dhe rezultatet e para janë inkurajues: pesë podiume në katër garat e para, me dy gara të fituara nga Sebastian Vettel deri më tani”, është njoftimi që ka bërë skuderia italiane pak orë më parë.

Related posts

SKANDALI FINACIAR/ TEBAS: UEFA të përjashtojë PSG dhe Man City nga Championsi për…

Isa.Autor

Hamilton fiton provat zyrtare në Silverstone, ndjekin Vettel e Raikkonen

Isa.Autor

ZBULOHET PLANI I MERKATOS/ Raiola: De Ligt te dy top klube, zëvendësuesi falas për Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment