Futboll Sport

ZYRTARE/ Chelsea transferon përfundimisht në Londër Joao Felix nga Atletico Madrid

Tani është zyrtare: Joao Felix largohet nga Atletico Madrid dhe bashkohet me Çelsin. Portugezi, në qendër të një historie të gjatë merkatoje, më në fund ka nënshkruar kontratën e re me blutë, e cila skadon më 30 qershor 2031.

Më poshtë njoftimi zyrtar për shtyp nga klubi anglez:

” Çelsi ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e përhershme të Joao Felix nga Atletico Madrid. Joao, një sulmues i njohur për kombëtaren portugeze, ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare në Stamford Bridge dhe në ditët e ardhshme ai do t’i bashkohet ekipit për seancat stërvitore”, thuhet në shënimin e publikuar në faqen zyrtare të Bluve.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ 9 gola në 26 ndeshje, Ajax sfidon Manchester United për “neymar-in afrikan”…

Delo.autor

GAFA E ALISSON/ Leicesteri ngushton rezultatin kundër LIVERPOOLIT (VIDEO)

Isa.Autor

Argjend Malaj: Duhej fitorja, por besojmë te mbijetesa

Sadik.Autor

Leave a Comment