Futboll Sport

SUPERIORE/ Luhen dy sfidat e fundit të javës së 7, Tirana për të prishur “mallkimin” e barazimeve, Dede debuton ndaj ish skuadrës së tij

Superiorja do të shohë sot 4 skuadra të zbresin në fushë. Bylis pret Elbasanin, teksa Tirana ekipin e Skënderbeut. Këto takime mbyllin dhe javën e 7-të për sezonin 2024/25.

Ndeshja e parë në Ballsh luhet prej orës 16:00. Vendasit vijnë pas dy humbjeve radhazi, ndërsa Elbasani numëron dy barazime.

Në anën tjetër Tirana – Skënderbeu do mbyllë javën në “Air Albania”. Sfida nis në orën 19:00 dhe i sheh bardheblutë të kërkojnë më domosdo fitoren pas 6 barazimeve radhazi. Më i qetë është Skënderbeu në anën tjetër, që fitoi takimin e fundit.

 

Kujtojmë se Partizani, Teuta dhe Dinamo korrën fitore më parë në javën e 7-të, teksa mposhtën respektivisht Egnatian, Laçin dhe Vllazninë.

 

Related posts

FITOI ÇMIMIN “THE BEST”/ Messi tregon si ka lindur dhe deri ku shkon rivaliteti me CR7

Delo.autor

Mungesa të mëdha në prag të Lushnjes, te Kukësi është shansi për të rinjtë

Sadik.Autor

“PO KALON MOMENTE TË VËSHTIRA”/ Trajneri Reja zbulon telefonatën me mbrojtësin Hysaj: Më tha se…

Delo.autor

Leave a Comment