Futboll Sport

KOMBËTARJA SJELL PASOJA/ Interi lë jashtë Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani dhe Piotr Zielinski janë jashtë skuadrës së Interit për t’u përballur me Romën, kështu që Inzaghi ka marrë talentin e ekipit të të rinjve Thomas Berenbruch.

Mesfushori shqiptar është lënë jashtë nga trajneri Simone Inzaghi, pas problemeve të shfaqura në stërvitjen e së premtes. Mediat pranë klubit zikaltër flasin për një dëmtim në gju, i cili duket i lehtë momentalisht, por tek Interi nuk donin ta rrezikonin. Asllani vinte nga supergoli që i dha fitoren 0-1 Shqipërisë në Tbilisi.

Lajmi i mirë për trajnerin Simone Inzaghi është rikthimi i Nicolò Barella, i cili u detyrua të tërhiqej nga detyra ndërkombëtare për Italinë në Ligën e Kombeve për një problem muskulor.

Interi luan të diel në udhëtim me Romën në orën 20:45, me sfidën që vlen për javën e tetë në Serie A.

Related posts

NUK DO TË LUAJNË NË MIQËSORE/ Brazili bën të lumtur trajnerin e Liverpool

Isa.Autor

KAOS TEK “DJAJTË”/ Legjenda e Man Unitedit zbulon gjendjen e vërtetë brenda klubit

Isa.Autor

PASI U TRANSFERUA TEK LIVERPOOL/ Thiago Alcantara “largon” yllin e “Të Kuqve”…

Delo.autor

Leave a Comment