Futboll Sport

FOTOLAJM/ Një vit nga humbja e Raphael Dwamenas, Alen Sherri i bën homazh në ndeshjen kundër Milanit

Një vit më parë, pikërisht më 11 nëntorin e 2023 në Rrogozhinë ndodhte një nga tragjeditë e mëdha të futbollit shqiptar. Në ndeshjen Egnatia – Partizani, kapiteni i vendasve Raphael Dwamena do rrëzohej në fushë gjatë lojës dhe më pas do humbiste jetën në spital.

Ganezi ishte vetëm 28 vjeç dhe kishte fituar zemrën e tifozëve në Shqipëri me performancat e tij, por një atak kardiak i ndërpreu jetën në vitet më të bukura.

Shoku i tij i skuadrës në atë kohë, Alen Sherri tanimë është pjesë e Cagliarit në Serie A. Portieri shkodran debutoi më 9 nëntor në ndeshjen 3-3 kundër Milanit dhe pas sfidës pozoi me një bluzë dedikuar Dwamenas.

Kapiteni “ishte i pranishëm” edhe në Serie A si një homazh për vlerat njerëzore që përcolli në pak muaj që ishte pjesë e Egnatias. “Prehu në paqe kapiten”, shkruhet në fanellë.

Related posts

ANALIZON DY KLUBET E MILANOS/ Conte: Milan tregoi se meriton të jetë në Champions. Ja çfarë i duhet Inter-it

Delo.autor

“AI ËSHTË NJË LUAN…”/ Pioli jep lajmin e madh për Ibrahimovic

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ S’ka rinovim për dy lojtarë, Vllaznia humbet protagonistët e sezonit të fundit

Delo.autor

Leave a Comment