Futboll Sport

PAK SEKONDA NË FUSHË/ Jasir Asani shënon golin e 7-të në Championsin aziatik dhe i jep fitoren Gwangjusë

– Jasir Asani ka shënuar golin e shtatë në Champions Leaguen e Azisë. Skuadra e tij, Gwangju fitoi 1-0 kundër kinezëve të Shanghai Shenhua për raundin e pestë të turneut. Me 7 gola të realizuar, Jasir Asani është golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion.

Sulmuesi anësor i Kombëtares e nisi ndeshjen nga stoli. I futur në minutën e 57 në fushë, vetëm pak sekonda më pas do gjente golin pas asistit të Heo Yool.

E majta e shkupjanit nuk mund të ndalej nga portieri Bao, që e pa sferën në fundin e rrjetës. Championsi është kthyer në turneun e preferuar të Jasirit, me 29-vjeçarin që ka shënuar kështu golin e shtatë dhe të dhjetin në të gjitha kompeticionet.

VIDEO E GOLIT (KLIKO)

Related posts

SILVA FLET PËR NEYMAR/ Ka ende shumë për të bërë, sa i përket rritjes

Isa.Autor

ANCELOTTI RRËFEN CELËSIN E SUKSESIT/ ”Do të tërhiqem vetëm atëherë kur…”

Isa.Autor

Polonia mbetet pa trajner, kandidatë janë De Biasi dhe Prandelli

Isa.Autor

Leave a Comment