Futboll Sport

ZYRTARE/ Një emër i njohur për Superioren, Skënderbeu firmos me trajnerin e ri

Ernest Gjoka është trajneri më i ri i Skënderbeut. Lajmi është bërë publik nga klubi korçar, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Gjoka rikthehet kështu në Superiore, ku do zëvendësojë të larguarin Gvozdenovic. 54-vjeçari ka drejtuar më parë Kukësin dhe Vllazninë.“Ernest Gjoka zyrtarisht bardhekuq! Tekniku Ernest Gjoka ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është zyrtarisht trajner i Skënderbeut. Menjëherë pas prezantimit, Ernest Gjoka do të nisë përgatitjet për takimin e rradhës ndaj Tiranës në stadiumin “Skënderbeu”. Mirë se vjen Ernest Gjoka!“- shkruan klubi.

Gjoka do të debutojë në pankinën e Skënderbeut në ndeshjen e radhës, atë ndaj Tiranës. Synimi është i qartë, qëndrimi mes skuadrave më të mira në elitë.

Related posts

VAZHDON PESHKIMIN JASHTË VENDIT/ Vllaznia arrin akordin me “SHKATËRRUESIN” moldav…

Delo.autor

ZHBLLOKOHET REZULTATI/ Gol në ndeshjen Bayern Munich Freiburg (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Bologna. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment