Futboll Sport

KVARA DREJT PSG/ Shumë shpejt marrëveshja me Napolin

Khvicha Kvaratskhelia drejt Paris Saint-Germain. Ylli gjeorgjian po mendon për aventurën e re në Paris, pas disa sezonesh te Napoli.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, tratativat mes napoletanve dhe PSG janë në një fazë shumë të avancuar, teksa kontaktet në orët e fundit kanë qenë shumë pozitive.

Khvicha Kvaratskhelia nuk do të jetë i ftuar në ndeshjen e radhës të Napolit kundër Hellas Verona. Ndoshta për të nuk do të ketë një ndeshje lamtumire, edhe pse vetë lojtari do e dëshironte shumë diçka të tillë.

PSG do t’i dërgojë Napolit shumë shpejt një ofertë zyrtare, teksa thashethemet e fundit flasin për një propozim prej 70 milionë eurosh. 23-vjeçari Kvara luan prej 3 sezonesh te skuadra e Serie A.

Related posts

GJYQI NË KAS/ Ja vendimi PËRFUNDIMTAR për skuadrën e Milanit

Isa.Autor

ARRIN 30 FITORE NË 44 NDESHJE ME ITALINË/ Trajneri Mancini: Ndaj Zvicrës do të jetë sfida e vitit

Delo.autor

Manchster United në “luftë” me Manchester City për talentin e madh francez

Isa.Autor

Leave a Comment