Futboll Sport

KUPA E BOTËS 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrës, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga kjo e martë kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun:

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Andorra

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

  • Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
  • Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
  • Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Ish-mesfushori i Skënderbeut protagonist në Kroaci, e bën sefte me ekipin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Jetë mes katër zjarreve/ E dashura e Cutrone zbulon formulën magjike të bomberit kuqezi

Isa.Autor

Juventusi i “fiku dritat” “teatrit të ëndërrave”/ Mourinho: Bonucci dhe Chiellini të shkojnë në Harvard…

Isa.Autor

Leave a Comment