Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Milani s’përmbahet, tetë lëvizje në ditën e fundit të merkatos

Drejtuesit e Milanit kanë pasur një ditë (e hënë) të vrullshme në orët e fundit të merkatos, me kuqezinjtë që kanë bërë tetë lëvizje në hyrje dhe dalje.

Fillimisht u zyrtarizua Santiago Gimenez, i cili kishte zbarkuar në Itali prej dy ditësh. Sulmuesi firmosi kontratën deri në qershor të vitit 2029, ndërsa zgjodhi të mbajë fanellën me numrin 7.

35 milionë euro për Feyenoord, plus bonueset në bazë të performancës. Sulmuesi meksikan u afrua për të zëvendësuar të larguarin Alvaro Morata, i cili firmosi te Galatasaray.Edhe Joao Felix është pjesë e Milanit, me kuqezinjtë që arritën akordin me Chelsea deri në fundin e sezonit për një huazim, me pagën që do paguhet nga italianët.

Mesfushori Ismael Bennacer do të luajë në Francë për Marseille. Ishte vetë algjeriani që kërkoi me ngulm të transferohej te skuadra franceze. Ky operacion u mbyll në huazim, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 10 milionë euro.

Vendin e Bennacer te Milani e ka marrë Uarren Bondo. 21-vjeçari francez është blerë te Monza për shumën e 10 milionë eurove. Te këta të fundit do të kalojë në huazim Zeroli, lojtar i akademisë së Milanit. Më herët nga kuqezinjtë u largua edhe Davide Calabria, i cili firmosi te Bologna. Edhe Sottil bashkohet me kuqezinjtë nga Fiorentina.

Related posts

“MË LA PËRSHTYPJE TË MIRË”/ Modelja tregon njohjen me yllin e Manchester City-t: Më ftoi të kalonim natën dhe… (FOTO)

Delo.autor

Trajneri i Brazilit ka vetëm 7 dilema, kush do të bashkohet me 16 të konfirmuarit?

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Loret SADIKU refuzon SHQIPËRINË, Panuçi e zëvendëson me Ergys Kaçen

Isa.Autor

Leave a Comment