Futboll Sport

GOLAT/ Aston Villa shumë e fortë, ndal 2-2 Liverpoolin

Aston Villa dhe Liverpool barazuan 2-2 mbrëmjen e së mërkurës për raundin e 29-të në Premier League. Skuadra e Arne Slot nuk mundi ta shtojë diferencën e pikëve në krye të tabelës nga ndjekësit e Arsenal.

Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 29-të falë Salah, por në fund të pjesës së parë Tielemans (38′) dhe Watkins(45’+3) bënë që të mendohej një kthesë e madhe e vendasve.

Alexander-Arnold shmangu humbjen për formacionin e Slot në minutën e 61-të. Ai që buzëqesh është Arteta, i cili e gjen veten në -8 pikë pas kryesuesve të Liverpool, por me një ndeshje më pak se liderët dhe ka mundësinë të shkojë në -5, duke hapur garën për trofeun në Angli.

Related posts

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Dinamo-Tirana. Rezultati 0-1

Delo.autor

RINOVIMI DHE…/ Dy idetë e Milan për të ardhmen e mesfushorit

Delo.autor

Fernandinho: Të luaja për Brazilin e kisha ëndërr, tani dua…

Sadik.Autor

Leave a Comment