Futboll

Arsenal dhe Liverpool në luftë për portierin me vlerë 100 milionë €

Arsenal dhe Liverpool raportohet të jenë duke përgatitur luftën për Jan Oblak të Atletico Madrid.

Arsenal thuhet të jetë interesuar për të marrë Oblak në Emirates në mënyrë që të zëvendësojë Petr Cech.

35-vjeçari është kritikuar në muajt e fundit për gabimet e shumta në portën e Topçinjve dhe pritet të largohet në fund të sezonit.

Gjithsesi, edhe Liverpool është interesuar për shërbimet e sllovenit pasi edhe skuadra e Klopp ka probleme me portën.

Trajneri gjerman nuk ka besim te Karius dhe Mingolet i cili tani është ulur në stol.

Por Oblak nuk do të ishte një blerje e lirë, pasi AS pretendon se ai kushton 100 milionë euro për shkak të klauzolës që ka në kontratë.

Nëse kjo shumë do të paguhej, do të thyhej rekordi botëror për një portier që aktualisht mbahet nga Buffon.

Related posts

FOTO/ Nga Robben te Sanchez, njihuni me 11 yjet që kanë luajtur për Mourinhon e Guardiolën

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Nainggolan sfidon COVID-19: Pas kësaj karantine do të luaj deri në…

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Izraeli drejt Elbasanit, bllokohen RREPTËSISHT rrugët e Tiranës

Isa.Autor

Leave a Comment