Futboll Sport

SPRINTI FINAL/ Dy futbollistë të Real Madrid mbyllin sezonin

Humbja në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës nuk ishte dramatik për Real Madridin vetë në aspektin sportiv, kjo pasi madrilenët kanë humbur dy lojtarë për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të dëmtimeve.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka humbur dy mbrojtësa për pjesën e mbetur të sezonit. Bëhet fjalë për Antonio Rudiger dhe Ferland Mendy. Rudiger iu nënshtrua operacionit pas këputjes së meniskut në gjurin e majtë dhe do të jetë jashtë për të paktën dy muaj. Mendy, i dëmtuar gjithashtu në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, do të jetë jashtë deri në muajin korrik, duke humbur Botërorin e Klubeve.

Eder Militao dhe Dani Carvajal janë jashtë prej kohësh dhe këtë sezon Ancelotti thuajse nuk i ka llogaritur.

Related posts

PO FLISTE PËR NDESHJEN SHQIPËRI-ANDORRA/ Spikeri nuk ndalet së qeshuri, ja çfarë i shkruan Balaj (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

AS DZEKO DHE AS SUAREZ/ Juventus kontakton një sulmues tjetër

Delo.autor

FUTBOLLI ANGLEZ NË ZI/ Vdes në moshën 35-vjeçare legjenda e klubit të Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment