Ekskluzive Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA KATEGORIA E PARË TEK SUPERIORE/ Episodet e shëmtuara në futbollin shqiptar për 2021

Jemi në fundin e vitit të 2021 dhe është mbyllur faza e parë e sezonit. Rikthehet dhuna në ndeshjet e kampionatit dhe stadiumet shqiptare.

Protagonizmi nuk mungon nga tifozët e klube ku provokojnë, fyejnë, godasin me sende të ndryshme por së fundmi janë shtuar dhe trajnerët që agravojnë dhe ndezin konflikte në fushë gjatë ndeshjes.

AlpeSport.al

Ndeshja Laçi-Tirana (Superiore)

Në ndeshjen Laçi-Tirana, e vlefshme për takimin e fundit të javës së 13-të në Kategorinë Superiore, dy tifozeritë kanë krijuar skena dhune. Të dyja tifozeritë filluan duke goditur njëri-tjetrin me stola, ku nuk munguan dhe personat që donin të hiqnin barrierën e hekurit që ndan dy anët e tifozerisë.

Ndeshja Kukësi-Laçi (Superiore)

Ndeshja mes Kukësit dhe Laçit në “Air Albania” është përjetuar me shumë stres dhe në çastet e fundit të saj, u shmang edhe një përplasje mes trajneri të verilindorëve, Diego Longo, dhe pjesëtarëve të stafit të kurbinasve. Në momentin e gjuajtjes së penalltisë që u gabua nga Hila, festimi i një prej pjesëtarëve të stafit të Laçit nuk i pëlqeu Longos i cili u vërsul nga pankina kundërshtare dhe i kërkonte gjyqtarit të katërt që të ndërhynte duke e cilësuar si sjellje ofensive. Trajneri italian vazhdoi të reagonte ndaj pankinës kundërshtare derisa iu afrua Mirel Josa i cili e qetësoi atë dhe duke mbyllur këto momente të tensionuara edhe jashtë fushës së lojës.

Klosi-Elbasani (Kategoria e Dytë)

Përballja mes Klosit dhe Elbasanit në Kategorinë e Dytë degjeneroi me skena dhune. Sfida luhej në fushë asnjanëse të Shënkollit duke e bërë dhe më problematike sfidën. Elbasani gjeti golin e avantazhit me anë të Mustafajt në minutën e 90-të të takimit, por këtu nis dhe nxehja e gjakrave. Gjolena i Elbasanit u ndëshkua me karton të kuq dhe u nis për të dale avash nga fusha. Kjo solli nervozizëm te lojtarët e Klosit duke çuar në përplasje fizike. Më e keqja ishte se nuk kishte asnjë polic që të çonte situatën në kontroll duke e bërë dhe më kritike gjendjen e cila për fat të mire përfundoi me ndërhyrjen e të dyja stafeve.

Maliqi-Korabi (Kategoria e Parë)

Ndeshja mes Maliqit dhe Korabit në Kategorinë e Parë përfundoi me shumë tensione. Shkak u bë një penallti e fituar nga vendasit në minutat e fundit të ndeshjes. Deri në ato momente Korabi po kryesonte dhe gjyqtari Bylykbashi akordon penallti ne minutën 90+4′. Kjo bëri që stafi i miqve të mos përmbahej dhe të gjithë u futën në fushën e lojës.Penalltia u kthye në gol nga mbrojtësi Paoli Ivani dhe ndeshja përfundoi barazim mes tensioneve.

Vllaznia-Kastrioti (Superiore)

Në sfidën ndaj Vllaznisë, krutanët e panë vetën në disavantazh të dy golave duke humbur krejtësisht toruan. Por përveç lojtarëve në fushë, dhe tekniku Ramazan Ndreu u duk mjaft i irrituar në bankinën e tij. Në një moment, Tomas Brdariç niset drejt Ndreut për të marrë një top, por trajneri i krutanëve dukej mjaft i nxehur dhe goditi topin në anën tjetër të bankinës. Ky moment shkaktoi mjaft ovacione e vërshëllima në “Loro Boriçi”, por trajneri Tomas Brdariç që ishte protagonist e mori me sportivitet episodin duke qeshur.

Skënderbeu-Kastrioti (Superiore)

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kastriotit është përjetuar si një finale e vërtetë për mbijetesën dhe tensioni ishte i pashmangshëm në fushën e lojës, por edhe pas ndeshjes. Kjo ka bërë që sfida të mbyllet me një episod të shëmtuar, pasi trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, ka goditur me shkelm futbollistin e Skënderbeut, Leonat Vitija. Fillimisht mbrojtësi i vendasve u konfliktua me Grecën, me të cilin kishin pasur përplasje edhe gjatë ndeshjes. Por pastaj Ndreu u afrua dhe goditi me shqelm lojtarin e korçarëve. Ai u ndal nga vetë gjyqtari i takimit,  Klodian Shahini, i cili e kapi nga krahët trajnerin për ta nxjerrë jashtë fushës së dhomës.

AlpeSport.al

Related posts

E RËNDË/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet i vdekur në parking, dyshohet se ka vrarë veten

Delo.autor

Zyrtare, Roberto Martinez në krye të Belgjikës deri në vitin 2020

Sadik.Autor

Uniformat më të shëmtuara të historisë së Kupës së Botës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment