Futboll

Hamburgu ‘e tepron’, Werder fiton edhe pa Rashicën

Hamburgu gjeti avantazhin në minutën e 25-të me anë të Santos, por Hertha përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, falë golave të shënuar nga Lazaro dhe Salomon Kalou. Kjo humbje e lë Hamburgun në vendin e parafundit, plot 7 pikë larg zonës së mbijetesës, kur kanë mbetur vetëm 7 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit.

Werder Bremeni regjistroi një tjetër fitore, ndonëse këtë herë Milot Rashica e pa takimin nga stoli. Në transfertën ndaj Augsburgut, ishte ish sulmuesi i Interit, Isak Belfodil ai që mori për dore skuadrën me 2 gola dhe një asist, ndërsa Augsburgu ngushtoi diferencën vetëm përkohësisht.

Një sfidë spektakolare ishte ajo mes Borusia Munchengladbach dhe Hoffenhaimit, e cila përfundoi në barazim 3-3. Miqtë kaluan 3 herë në avantazh, por Borusia ia doli të rikuperojë të 3 rastet, duke shënuar po ashtu 3 gola.

Eintrachti i Frankfurtit u rikthye te fitorja, pas dy humbjeve radhazi dhe konsolidoi pozitat në zonën që të çon në Europa League. Ata fituan me rezultatin 3-0 ndaj Mainzit, duke parakaluar në renditje edhe Leipzigun.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Akuzë e rëndë nga ish e dashura: Investigoni mafian nuk ishte aksident (FOTO)

Delo.autor

Grosso largohet nga Bari, pritet zyrtarizimi te Verona

Sadik.Autor

SKANDALI NË BALLSH/ Shikoni çfarë u ndodh arbitrave në fund të ndeshjes. Goditen me… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment