Futboll Sport

DEKLARATA EPIKE/ Toni Kros: Midis një sistemi alarmi apo qen roje, dua që Açerbi të mbrojë shtëpinë time

Ish-mesfushori i kombëtares gjermane dhe Real Madridit, Toni Kros duke folur në podkastin “Einfach mal Luppen“, vlerësoi pa dyshim performancën e mbrojtësit të Interit, Françesko Açerbi, kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

“Nëse do të më duhej të zgjidhja midis një sistemi alarmi, një qeni bari gjerman ose Açerbin para shtëpisë, do të zgjidhja Açerbin. Është mentalitet i pastër. Por Dumfris dhe Bastoni janë gjithashtu makina, ata e përmbysën ndeshjen dy herë. Urime edhe për Barçën, një reklamë e jashtëzakonshme për futbollin, sepse dukej sikur çdo gjë mund të ndodhte në çdo moment. Nuk dua të them që jam tifoz i Interit, por ndoshta dhjetë vitet e fundit më kanë ndikuar vërtet, aq shumë sa kam qenë pak kundër Barçës. Por në disa mënyra isha i lumtur për Interin, i lumtur kur rezultati ishte 3-3. Mënyra se si luajnë futboll djemtë e Barcelonës, duhet ta përgëzosh vërtet Hansi Flik, ai është thjesht një spektakël. Por kush ishte më i mirë? Të dyja ekipet dinin saktësisht si ta lëndonin njëra-tjetrën. Interi u mbrojt në mënyrë të jashtëzakonshme, por shënoi shtatë gola”, deklaroi ai.

Related posts

TRONDITET JUVENTUSI/ Empoli shënon një SUPER GOL dhe kalon në avantazh

Isa.Autor

SKANDAL NË SHKODËR/ Kukësi e Partizani braktisen nga tifozët (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Lojtari i Kombëtares ndryshon skuadër, transferohet në kampionatin sllovak

Delo.autor

Leave a Comment