Futboll Sport

ZYRTARE/ Mihaj njofton largimin nga Famalicao

Enea Mihaj ka njoftuar largimin nga Famalicao pas këtij sezoni. Mbrojtësi i Kombëtares ka kontratë deri më 30 Qershor të këtij viti dhe nuk do të rinovojë.

Nga 1 Korriku, Mihaj do të jetë lojtar i lirë dhe do të ketë mundësinë të zgjedhë skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mihaj ka njoftuar se do të largohet pas fundit të këtij sezoni.

26-vjeccari ishte pjesë e skuadrës portugeze nga viti 2022 dhe numëron 82 ndeshje të luajtura. Në të kaluarën, Mihaj ka qenë pjesë e PAOK dhe Panetolikos në Greqi, ndërsa mbetet të shihet se ku do të transferohet.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Angela Merkel vendos për futbollin gjerman, ja çfarë do të ndodhë me Bundesligën

Delo.autor

NËSE NUK LARGOHET/ Reali planifikon të bëjë turpërimin e madh ndaj Gareth Bales

F.autor

MERKATO/ Barcelona interesohet për Vlahoviç, nëse serbi transferohet në Katalonjë Lewa drejt Milanit

F.autor

Leave a Comment