Futboll Sport

SUPERGOL NGA DISTANCA PËR QAZIM LAÇIN/ Mesfushori kuqezi mban skuadrën në garën për Europën

Qazim Laçi ka mësuar me gola spektakolarë dhe një të tillë ka shënuar edhe sot, në javën e fundit të kampionatit çek të futbollit. Mesfushori i Kombëtares ka shënuar një gol me shumë vlerë në takimin mes Sparta Pragës dhe Sigma Olomuc.

Pas një sezoni ku Sparta Praga fillimisht mori pjesë në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve, në javët e fundit ajo rrezikonte të mos përfaqësohej në Europë, pasi humbi plotësisht kontaktin me kreun me 4 humbje radhazi.

Edhe në takimin e sotëm ndaj Sigma Olomuc, ajo u gjend në disavantazh, me një rezultat që do bënte të mos luante as në Ligën e Konferencës. Por në minutën e 61-të, erdhi momenti i Laçit për të ndryshuar situatën. Mesfushori pa hapësirë para tij dhe nga rreth 20 metra lëshoi një gjuajtje të fortë që u ndal vetëm në trekëndëshin e portës kundërshtare.

 

SHIH VIDEON

 


Ky ishte goli i tretë në këtë kampionat për Laçin, i cili ka dhënë edhe katër asiste në këtë sezon me skuadrën e njohur çeke.

Related posts

AKORDI CR7-JUVENTUS/ Afrohet ora e së vërtetës, agjenti Mendes kontakton gjigantët e Europës

Delo.autor

FIFA ZBULON LISTËN/ Veteranë, por dhe emra të rinj. Ja tre finalistët për çmimin e “Portierit më të mirë”…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Conte nuhat operacionin “low cost” te PSG, kthen në Itali “nxënësin” e tij…

Delo.autor

Leave a Comment