Futboll

Sulmuesi i Kosovës ia siguron fitoren Sheffieldit me një dygolesh

Atdhe Nuhiu ka shkëlqyer me një performancë të jashtëzakonshme duke ia siguruar fitoren Sheffield Wednesday për herë të parë në 11 vitet e fundit kunër Leeds “Elland Road” të shtunën pasdite.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, shënoi dy gola, përfshirë një në kohë shtesë, duke i ndihmuar skuadrës së vet Sheffield të fitojë ndaj Leeds në udhëtim në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Sheffield e shijoi fitoren e parë pas plot pesë humbjeve dhe dy barazimeve në të gjitha garat.

Nuhiu realizoi për epërsinë e Sheffield në minutën e 72-të. Katër minuta para fundit të ndeshjes, Leeds e barazoi rezultatin përmes Grot dhe kur u prit që ndeshja të mbyllej baras, kosovari u shfaq sërish duke e shënuar golin e fitores në minutën e 91-të.

Sheffield zë vendin e 17-të me 41 pikë në Championship.

Related posts

Salah TRONDIT Egjiptin/ Zbuloni VENDIMIN e paparashikueshëm të goleadorit

Isa.Autor

“TREKËNDËSH ZJARRI”/ Edhe Milan i bashkohet Juventus me Inter për sulmuesin e njohur të Serisë A…

Delo.autor

“DUHEJ TË SHKONTE NË TUALET”/ Nagelsmann zbulon episodin e pabesueshëm që solli golin e katërt të Lewa-s

Delo.autor

Leave a Comment