Futboll

S’flitet për futboll, lojtari i Vllaznisë kërcënohet me jetë

Çmenduri në ndeshjen ndërmjet Korabit dhe Vllaznisë B. Vendasit fituan me rezultatin 1-0, por është trajneri i ekipit shkodran që tregon skena të pabesueshme, prej atyre që nuk kanë lidhje me futbollin, por na kthejnë vite mbrapa. Numri një i stolit të kuqebluve shprehet se lojtari dhe kapiteni i skuadrës, Enes Isufi, u kërcënua me jetë, në një prononcim për “Sport Ekspres”. Ai akuzon drejtpërdrejtë zyrtarin e Korabit, Femi Mëziun.

“Mëziu ka ofenduar gjatë gjithë ndeshjes, lojtarët dhe mua personalisht, me fjalë nga më të ndyrat. Është futur edhe në fushë, ai bashkë me zyrtarë të tjerë, duke ushtruar presion dhe duke kërcënuar kapitenin e skuadrës sonë, Enes Isufin, duke i thënë ‘të fus plumbin’. Bëhet fjalë për një djalë të ri, anëtar i kombëtares shqiptare U-19, i cili ashtu si gjithë lojtarët e Vllaznisë B luan më shumë për pasion, sesa thjesht për një rezultat të marrë me dhunë. Këtë që na ka ndodhur në Dibër nuk do ta falim, do ta çojmë Mëziun në Prokurori, është i gjithë ekipi dëshmitar. Edhe arbitri bën mirë të flasë, sepse edhe ai ka marrë ofendime e kërcënime”.

Trajneri Kraja e vazhdon më tej diskutimin e tij, madje deri aty sa kërcënon për bojkot të kampionatit. Ai mendon se FSHF duhet të reagojë dhe të dënojë ekipin dibran, pasi përndryshe skuadra shkodrane nuk do të luajë më në kampionatin e Kategorisë së Parë.
“Ky ekip dhe ky person duhet të dënohen për këtë që ndodhi, përndryshe u siguroj që ekipi im nuk do të luajë më këtë sezon. Është e tmerrshme, i marr djemtë e rinj nga familjet e tyre, dal garant për ta dhe hasim në presione skandaloze e kërcënime të tilla. Më kanë marrë me radhë gjithë prindërit e lojtarëve, në merak për fëmijët e vet, ndërsa drejtuesi i Korabit na thotë që do i dalë autobusit përpara, duke na kërcënuar hapur. Ky nuk është futboll”, – shprehet Kraja.

Related posts

E PABESUESHME/ Ja momenti kur Messi për pak realizon një gol të “çmendur” ndaj Atleticos (VIDEO)

Delo.autor

AUTOGOLI I VITIT NË ITALI/ Po bëhet virale, shihni gafën që i kushtoi rëndë mbrojtësit Grea (VIDEO)

Delo.autor

SHKELJE ME NË LIDHJE ME AKADEMINË/ Prokuroria nis hetimet për drejtuesit e Bayern Munich

Delo.autor

Leave a Comment