Futboll

Sulmuesi i Kosovës ia siguron fitoren Sheffieldit me një dygolesh

Atdhe Nuhiu ka shkëlqyer me një performancë të jashtëzakonshme duke ia siguruar fitoren Sheffield Wednesday për herë të parë në 11 vitet e fundit kunër Leeds “Elland Road” të shtunën pasdite.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, shënoi dy gola, përfshirë një në kohë shtesë, duke i ndihmuar skuadrës së vet Sheffield të fitojë ndaj Leeds në udhëtim në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Sheffield e shijoi fitoren e parë pas plot pesë humbjeve dhe dy barazimeve në të gjitha garat.

Nuhiu realizoi për epërsinë e Sheffield në minutën e 72-të. Katër minuta para fundit të ndeshjes, Leeds e barazoi rezultatin përmes Grot dhe kur u prit që ndeshja të mbyllej baras, kosovari u shfaq sërish duke e shënuar golin e fitores në minutën e 91-të.

Sheffield zë vendin e 17-të me 41 pikë në Championship.

Related posts

LOJTARI I MOMENTIT TE SHQIPËRIA/ Armando Broja feston 20-vjetorin e lindjes, mesazhi me fanellën e kombëtares

Delo.autor

“I INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI”/ Banderola “profetike” e tifozit të Katanxaros që po çmend Italinë

Delo.autor

SFIDA NDAJ ATLETICO MADRID/ “Katalanasit” publikojnë listën. Një rikthim i madh, një humbje “big” dhe…

Delo.autor

Leave a Comment