Futboll Sport

MODRIÇ MBËRRIN NË MILANO/ Thotë fjalët e para si futbollist i ardhshëm i kuqezinjve

Luka Modriç është lojtari më i ri i Milanit. Mesfushori kroat ka zbarkuar në Milano ku tha edhe fjalët e para.

39-vjeçari duket entuziast për aventurën e re që e pret. Igli Tare me Milanin këmbëngulën për të që në ditët e para të merkatos, ndërsa transferimi mund të vinte vetëm pas Botërorit të Klubeve.

 

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Sfida të mëdha më presin dhe do të kem kohë që të flas për çdo gjë”, u shpreh Modriç në fjalët e tij të para.

Fjalët e Modriç: (VIDEO)

“Përshëndetje të gjithëve, sapo mbërrita në Milano. Shumë i lumtur që ndodhem këtu, për të vijuar një aventurë të re në karrierën time. Një përqafim i madh për të gjithë”, u publikua më pas mesazhi i kroatit nga “Djalli”.

Related posts

LIVE/ Roveshata e Xhixhës, shpëton për mrekulli porta e bardhebluve (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventusi kërkon tjetër transfertë nga “Los Blancos”, Ronaldo telefonon…

Delo.autor

PLASIN POLEMIKAT/ Mesfushori Zaniolo me cigare dhe pa maskë në diskotekë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment