Në më pak se 24 orë, Inter troket në derën e Atalantës me një tjetër ofertë zyrtare për Ademola Lookman, detaj ky që tregon qartë se nigeriani është kthyer në prioritet absolut në shtëpinë zikaltër. Presidenti Marotta u takua një ditë më parë me bosin e Atalantës duke i vendosur në tavolinë një ofertë prej 42 milionë euro kesh, plus 3 të tjera në formë bonusesh, ofertë që nuk bindi presidentin e Atalantës.
Pa kaluar ende 24 orë, Marotta e përmirësoi ofertën e tij duke e dërguar në 45 milionë euro kesh dhe tashmë nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të pres një përgjigje. Atalanta është e qartë në pozicionon që ka marrë në këto negociata, kërkon 50 milionë euro për të lënë të lirë “bomberin” nigerian. Inter ka në krah në këto negociata dëshirën e lojtarit për t’u transferuar në Milano, me këtë të fundit që kanë gjetur një akord total prej kohësh.
Inter i ka ofruar Lookman një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitojë 4-4,5 milionë euro, nga 1,8 që përfiton aktualisht tek Atalanta. Për momentin, Inter e ka përqendruar të gjithë merkaton tek gjetja e një sulmuesi të ri, me Lookman që qëndron në majën e listës së dëshirave.
