Futboll Sport

KRISJE E PSG ME DONNARUMMA/ Skuadra franceze e përjashton nga lista e lojtarëve të grumbulluar për finalen e Superkupës së Europës

Gigio Donnarumma është ftuar me mirësjellje nga Paris Saint-Germain të gjejë një sistemim të ri, madje sa më shpejt, për të mos rrezikuar të mbetet një vit të tërë pa luajtur – një vit që çon (shpresohet) drejt Botërorit me Italinë.

Në pritje të publikimit të listës zyrtare të të grumbulluarve nga Luis Enrique për ndeshjen kundër Tottenhamit në Superkupën Evropiane në Udine, vijnë konfirmime nga Franca – në veçanti nga L’Equipe – se portieri italian është përjashtuar. Pas mungesës së një marrëveshjeje për rinovimin dhe blerjes së portierit të ri Lucas Chevalier, ka ardhur një mesazh i qartë nga pronarët dhe stafi teknik: dera e daljes është treguar.

Një krisje e paralajmëruar, por që dita-ditës po bëhet gjithnjë e më reale. Kundër Spurs-it, Donnarumma nuk do të jetë, as në pankinë dhe as në tribunë, pasi nuk do të udhëtojë me skuadrën. Në të njëjtën kohë, ai ka vetëm dy javë kohë për të gjetur një zgjidhje që t’i sigurojë një klub të aftë t’i garantojë pagën e tij marramendëse dhe një projekt sportiv ambicioz. Jo e pamundur, por shumë e vështirë.

Në tavolinë janë tre opsione: shitje e menjëhershme, largim në vitin 2026 si lojtar i lirë (dhe në atë moment mund të rihapet ideja e një rikthimi në Serie A) ose një rinovim “ura” për t’u larguar ndoshta në huazim dhe për të menduar vitin tjetër me më shumë qetësi për një transferim përfundimtar.

Related posts

NIS ME GODITJEN E PARË NË MERKATO/ Skënderbeu arrin akordin me mbrojtësin nigerian të “Krutanëve”…

Delo.autor

“ASNJË TRAJNER NUK LUAN PËR BARAZIM”/ Sylvinho “karikon” Shqipërinë: Ukraina skuadër e organizuar, por ne luajmë për fitore

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ “Fantazisti” Ramsey ndërron mendje, gati të provojë shanset e tij me Allegrin

Delo.autor

Leave a Comment