Futboll Sport

SEZONI I RI/ Bundesliga ndryshon rregullin e kohës shtesë

Ndeshjet e Bundesligës do të zgjasin më shumë këtë sezon, pasi Gjermania iu bashkua një iniciative për të llogaritur kohën shtesë më saktë.

Liga më e lartë e futbollit për meshkuj në Gjermani është e fundit që ndjek një trend të nisur nga Kampionati Botëror 2022 dhe Premier Liga, duke matur kohën e saktë të humbur për ngjarje si kartonët e kuq, penalltitë dhe lëndimet, duke shtuar atë kohë në fund të secilës pjesë.

“Aktualisht kemi pak më pak se 60 minuta kohë neto lojë, që me shumë gjasa do të rritet paksa,” tha Knut Kirsher, drejtor menaxhues për sportin dhe komunikimin në organin gjerman të arbitrave.

Sezoni i ri i Bundesligës nis më 22 gusht, por këto ndryshime kanë hyrë tashmë në fuqi në ligat e dytë dhe të treta për meshkuj.

Related posts

E FUNDIT/ Pocedohet penalisht administratori i një ekipi të Superligës. Kishte… (EMRI)

F.autor

VITI I PABESUESHËM I PEDRIT/ Nga taksia me qesen e pazarit te “Topi i Artë” pas 73 ndeshjesh

Delo.autor

VIDEO/ Reali thellon diferencën, Marcelo shënon supergol

Q.Autor

Leave a Comment