Futboll Sport

GIRASI I LUMTUR TE DORTMUNDI/ Por mban ende dyert e hapura për një ofertë

Serhu Girasi shënoi 38 gola dhe dha nëntë asiste në 50 paraqitje në të gjitha ndeshjet në sezonin e kaluar për Borusia Dortmund dhe pavarësisht se është i lumtur në “Westfalenstadion”, po i mban opsionet e hapura.

“Bild” raporton se vëllai i tij i cili bën edhe rolin e menaxherit, Karamba Girasi, ia ka ofruar sulmuesin nga Guinea disa klubeve të mëdha europiane. Kjo, sigurisht, nuk do të thotë se Girasi do të largohet nga Dortmund në tre javët e ardhshme, por përfaqësuesit e tij duan t’i mbajnë të hapura të gjitha mundësitë në rast se marrin një ofertë që dyfishon pagën e tij të raportuar prej 9 milionë eurosh.

Girasi kishte një klauzolë lirimi të raportuar prej 70 milionë eurosh që skadoi në korrik, por sipas Bild, klubet financiarisht të fuqishme ende janë të interesuara për ta nënshkruar me 29-vjeçarin.

Related posts

Batshuayi i frustruar me Chelsean: Shënoja gola, por qëndroja në bankën rezervë

Q.Autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ AEL anulon stërvitjen, “arma e fshehtë” i kthehet kundër në Shkodër

Delo.autor

SERIA A ROMAGNOLI SI THIAGO SILVA/ Ja arritja e veçantë e mbrojtësit

Isa.Autor

Leave a Comment