Futboll Sport

“KRENAR…”/ Rama i bën “dhuratë” Zhegrovës, i dërgon personalisht pasaportën shqiptare yllit të Kosovës

Edon Zhegrova duket tashmë më afër se kurrë Juventusit, e cila erdhi dhe me një ndihmë të vogël nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit i dërgoi yllit të përfaqësueses së Kosovës pasaportën shqiptare, gjë të cilën vetë Zhegrova e shpërndau në rrjetet sociale duke e falënderuar dhe duke shkruar: “Krenar që jam shqiptar”.

Me anë të këtij veprimi, Zhegrova tani ka mundësinë të transferohet pa probleme drejt “Zonjës së Vjetër”, pasi Shqipëria nuk futet te vendet që bëjnë pjesë jashtë BE-së për Serie A dhe për këtë arsye Juventusi nuk ka pse të lirojë vend për lojtarët që vijnë jashtë vendeve të BE-së.

Tashmë negociatat pritet të rifillojnë sërish, me yllin e Kosovës që është gati të largohet nga Lille këtë verë dhe të nisë një aventurë të re te gjigantët e futbollit Europian.

Related posts

MILAN DHURON SPEKTAKËL NË FUSHË/ Trajneri Pioli nuk mbetet mbrapa në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

ZBARKIMI I GRIEZMANN TEK BARCELOONA/ Presidenti i La Ligas hedh “bombën”:Mund të bllokohet…

Delo.autor

“BËMË BABA TË TË NGJAJ”/ Shihni golin fantastik të shënuar nga djali i “Pleshtit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment