Futboll Sport

DEBUTOI ME ASIST TE BËRLINI/ Shikoni notën dhe statistikat e Armando Brojës

Ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, debutoi me asist te klubi i Bërnlit, në duelin ndaj Derbit, të vlefshëm për raundin e 1/32-ve të EFL Cup, që përfundoi me rezultatin 2 me 1 për skuadrën e sulmuesit kuqezi. Broja ishte i rreshtuar mes titullarëve në radhët e skuadrës së Bërnlit dhe që në minutën e katërt të takimit, me prekjet e para, ai u tregua vendimtar.

Pasi mori topin në zonë, Broja shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsei i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit për ekipin e Bërnlit, duke falënderuar Brojën për asistin e dhënë.

Sulmuesi shqiptar qëndroi në fushë 63 minuta, duke i lënë vendin Barnes. Broja u vlerësua me notën 6.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. (MOMENTI I ZËVENDËSIMIT) 

23-vjeçari e preku 21 herë topin, duke realizuar 10 pasime të sakta.

WhatsApp Image 2025-08-26 at 22.46.08

 

 

 

 

.

 

Related posts

PARALAJMËRON YLLIN E MANCHESTER UNITED/ Vëllai i trajnerit të Holandës: Nëse gjërat nuk përmirësohen, do të humbasë…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Manchester United triumfon me “POKER”, PSG i falet Neymar

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ RONALDO dhe DYBALA dhurojnë SPEKTAKËL në stërvitje (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment