Futboll

CHAMPIONS LEAGUE/ Maicon: “Messi i pandalshëm, por Barça nuk është vetëm ai…

Verdikti i Nion nuk u tregua aspak i mëshirshëm me Romën. Shorti i hedhur për përcaktimin e çifteve të çerekfinaleve të Champions League, ndër të tjera, ka përcaktuar që Roma të përballet me Barcelonën, me verdhekuqtë që kanë peshkuar atë që është për momentin skuadra më e fortë në botë. Në mikrofonin e ‘Sky Sport’, ish-futbollisti i Inter dhe Romës, Maicon, duke e konsideruar Messin gati të pandalshëm, tha se Barça nuk është vetëm argjentinasi.

Rezultate imazhesh për nainggolan messi

“Në këtë moment të kompeticionit nuk ka asgjë për të zgjedhur. Ajo që rastis duhet përballuar, e dimë të gjithë është një skuadër që duhet ndeshur në një mënyrë ndryshe, sepse ka një fenomen dhe e dimë të gjithë se kush është. Sigurisht që ndeshja e parë do të përcaktojë gjithçka, nëse duron mirë ndeshjen e parë, Roma është e fortë në shtëpi… Si ndalet Messi? Është e vështirë të ndalet, është një futbollist që ka një dhunti speciale, ndaj është e vështirë. Por Barcelona nuk është vetëm Messi. Sigurisht Di Francesco do të jetë i aftë të ndalë të gjithë Barcelonën dhe do të bëjë një ndeshje shumë të bukur”, deklaroi Maicon.

Related posts

Me FUNDE dhe BLUZA me mëngë të shkurtra, tifozët e SKOCISË “ngrohin” Tiranën e acartë (FOTO)

Isa.Autor

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ “Spursat” nuk i lë të qetë, ja goli “dramatik” (VIDEO)

Delo.autor

Igli Tare nis “gjuetinë”, vendos në shenjestër sulmuesin e Nantes

Sadik.Autor

Leave a Comment