Futboll Sport

“ALARM I KUQ” TE CHELSEA/ Dëmtimet shqetësojnë Maresca-n

Në Londër, në shtëpinë e Chelsea-t, është ndezur “alarmi i kuq”, kjo pasi ekipi i Enzo Maresca-s është mbërthyer nga një valë e rëndë dëmtimesh. Aktualisht trajneri i bluve është i detyruar të bëjë llogaritë pa 7-të lojtarë, i fundit dhe më i rëndësishmi që “parkoi” në infermieri ishte Cole Palmer. Fantazisti anglez doli nga fusha i dëmtuar në sfidën e fundit kundër Man.United pas vetëm 21 minutave.

Nuk është e qartë ende koha e rikuperimit, por dëmtimi i tij shqetëson pafund trajnerin Enzo Maresca: “Gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite. Është një situatë e vështirë të cilët duhet ta menaxhojmë. Për ne kjo është një situatë e re dhe mendojmë se është si pasojë e Botërorit për Klube. Kjo situatë e bën të paqartë se si do të jetë pjesa e mbetur e sezonit në lidhje me dëmtimet”, u shpreh Enzo Maresca.

Jo vetëm situata me Palmer, shqetësues është edhe porta, kjo pasi Maresca duhet të bëjë llogaritë pa portierin Sanchez, i ndëshkuar me karton të kuq gjatë ndeshjes me Man.United. Tekniku italian nuk është aspak i kënaqur me rendimentin e portierit këtë sezon dhe kartoni i kuq ndaj United i vendosi “vulën”, me spanjollin që nuk shihet si pjesë e projektit për të ardhmen.

Related posts

“MENDOJ SE INTER ËSHTË NË UDHËKRYQ PËR TË ARDHMEN”/ Del Piero: Skuadër e përçarë, nuk ka asnjë ide

Delo.autor

(FOTO) Dëmtimi në derbi ndaj Interit, Kalinic publikon pamjet horror

Q.Autor

NUK DO TA BESONI/ Zbulohet MBRETI i goditjeve të dënimit në pesë vitet e fundit

Isa.Autor

Leave a Comment