Futboll

Luftëtari pa dy yje kundër Skënderbeut, Hasan Lika në alarm

Luftëtari ka një mision shumë të vështirë pasditen e së dielës në Korçë. Shkalla e vështirësisë rritet akoma edhe më shumë, kur mendon, se Hasan Lika nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë tepër të rëndësishëm të formacionit. Ylli Dejvi Bregu dhe Vasil Shkurtaj do të mungojnë kundër bardhekuqve për shkak dëmtimi. Vlonjati ka probleme muskulare, ndërsa sulmuesi ka një shqetësim në shtyllën kurrizore. Gjithsesi, pavarësisht dëmtimeve bluzinjtë shkojnë me objektivin e qartë në Korçë dhe me një Abazaj në formë të shkëlqyer, besoj tek suksesi.

Gjirokastritët kërkojnë të vazhdojnë me serinë e fitoreve për të siguruar një nga tre vendet e para, që të mundëson pjesëmarrjen në turin e parë paraeliminator të Europa League dhe përballë kryesuesve të Superiores do përpiqen të japim më të mirën për t’u kthyer me rezultat pozitiv. Nga ana tjetër, Skënderbeu nuk di të ndalet në shtëpi dhe nuk e mendon hapin fals, por Luftëtari ka treguar, se di si mposhten të mëdhenjtë. Përballë janë dy skuadra që luajnë futbollin më të bukur në Shqipëri dhe kjo ndeshje premton spektakël.

Related posts

Një surprizë dhe tre rikthime, dita e parë e Flamurtarit të Dajës

Isa.Autor

“PAVARËSISHT SE KUSH JENI…”/ Igli Tare rikthehet në vendlindjen e tij, në Nivicë të Tepelenës (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan punon për sezonin e ardhshëm, 5 goditje për Rangnick

Delo.autor

Leave a Comment