Futboll

FUTBOLL/ Andre Silva, në Angli nis “lufta” për sulmuesin e Milan

Sipas asaj që raporton tabloidi “Mirror” ka nisur tashmë sfida mes Wolverhampton dhe Arsenal për sulmuesin e Milan, André Silva. Referuar raportimeve të medias angleze, portugezi nuk ka mundur dot të justifikojë pritshmëritë e klubit kuqezi, duke konsideruar shumën e madhe të parave të shpenzuara nga “Djalli”, ndaj edhe mund të largohet në merkaton e verës.

Në gjurmët e ish-sulmuesit të Porto janë vënë tashmë Arsenal dhe Wolverhampton. Wenger është shumë i interesuar është shumë i interesuar për futbollistin, por Wolves do të tentojnë ta “rrëmbejnë” nga konkurenca, dhe pse trajneri Nuno Espírito Santo e ka patur edhe më parë nën drejtim numrin 9 kuqezi te Portugalia. Tani mbetet për të parë nëse André Silva do të vendosë të luajë me vazhdimësi në Angli, apo do të zgjedhë të vazhdojë rrugëtimin e tij në rritje te Milan

Related posts

Ancelotti jep “asist” për Arsenal: Dëshiroj të rikthehem në stol

Sadik.Autor

VLAHOVIC ZGJEDH MILANIN/ Liverpool “josh” Napolin për Osimhen

F.autor

SKRINIAR sfidon RONALDON dhe siguron: Në Itali luaj vetëm me INTERIN

Isa.Autor

Leave a Comment