Futboll Sport

MBYLLET 4:2/ Spektakël kuqezi, Shqipëria dëfrehet ndaj Jordanisë, fiton me permbysje në miqësore

Shqipëria 4-2 Jordania

Shqipëria argëtohet ndaj Jordanisë në “Air Albania”, duke fituar pastër 4-2 në miqësore.

Sfida nisi me ritëm të lartë, me mysafirët që u shfaqën disi më kërkues në zonën e kuqezinjve. Pas çerek ore lojë, një top i kthyer keq i jep mundësinë jordanezëve të shënojnë, por Dajsinani bëri heroin, duke i mohuar golin Tamarit. Pak më vonë, Al Rashdan zhbllokoi shifrat me kokë. Ekipi i Silvinjos barazoi shifrat në fund të pjesës së parë, falë një autogoli, me Bajramin që detyrojë kundërshtarin të shënojë në portën e tij.

75’ GOOOL SHQIPËRIA! Hoxha merr topin në të majtën, hyn drejt qendrës dhe lëshon një gjuajtje të fortë që befason portierin. (VIDEO)

72’ Cake jep një top të gjatë në thellësi për Brojën, portieri kundërshtar del dhe mbërthen sferën.

70’ Alnaimat provon me një gjuajtje nga distanca, sfera shkon jashtë, jo shumë larg portës së Dajsinanit. (VIDEO)

64’ GOOOL SHQIPËRIA! Asllani jep një asist me telekomandë për Brojën i cili del i vetëm para portës, kalon portierin dhe shtyn topin në rrjetë. (VIDEO)

62’ Një goditje dënimi ballore përfundon në duart e Dajsinanit. (VIDEO)

61’ Broja merr vendin e Dakut në radhët e kuqezinjve.

57’ Një top në thellësi për Hoxhën largohet me vështirësi nga mbrojtja kundërshtare duke sjellë një goditje këndi.

52’ Bajrami tenton me një goditje dënimi ballore, sfera ndalet nga muri mbrojtës.

46’ Nis pjesa e dytë me tre ndryshime, pasi Gjimshiti, Shehu dhe Asani i lënë vendin në fushë Cakes, Ramadanit dhe Gripshit.

45- Mbyllet fraksioni.

44- Barazohen shifrat. Bajrami fut një top në zonë dhe ka autogol,  Abualnadi detyrohet të shënojë në portën e tij.

27- Al Rashdan ndëshkon Shqipërinë, shënon me kokë. Gjithçka nis nga goditja e këndit, asist Tamari.

17- Gabim te Shqipëria pas një topi të kthyer keq. Dajsinani bën heroin duke i mohuar golin jordanezëve. Tamari nuk realizon dot, i vetëm para portierit.

15- Asani tenton nga distanca, pret portieri.

7- Topi i gjatë për Olwan, nuk e mbërrin dot. Jordania qarkullon topin.

5- Provon Jordania me Al Rashda, pa rezultat. Nuk kordinohet si duhet mesfushori.

3- Shqipëria e rrezikshme nga  goditja e dënimit. I vëmendshëm portieri, në duar e ka topin.

3- Shqipëria e rrezikshme nga goditja e dënimit. I vëmendshëm portieri, në duar e ka topin.

1- Nis ndeshja.

Related posts

BASKETBOLL VENDI/ Vllaznia mposht kampionët e Goga Basket, Teuta “kampione e dimrit”

Delo.autor

SPEKTAKËL NË “OLD TRAFFORD”/ Everton ndal Manchester United në frymën e fundit dhe ndajnë pikët

Delo.autor

POLEMIKAT PËR LARGIM NGA REAL MADRID/ Mesfushori Kroos zbulon të ardhmen e tij: Ideja ime është që…

Delo.autor

Leave a Comment