Futboll Sport

RINOVIM DHE KËPUCA E ARTË/ Messi nuk njeh limite, udhëheq Inter Miami me një “dopietë”

Me 29 gola në 28 ndeshje, Messi mbylli sezonin e rregullt si golashënuesi më i mirë në MLS. “Pleshti” mori trofeun e “Këpucës së Artë” përpara takimit kundër Nashvill në “play-off”. Menjëherë pas rinovimit të kontratës deri në 2028, Messi udhëhoqi sërish Inter Miami në suksesin 3-1 në sfidën e parë përballë Nashville, i vlefshëm për fazën e 1/8.

Si rrallë herë, Messi realizoi golin e parë të ndeshjes me një goditje të bukur me kokë. Në shtesë, në minutën e 96-të, legjenda argjentinase kompletoi “dopietën” e tij personale dhe golin e tretë për Inter Miami.Ky takim u mbyll në shifrat 3-1, me Inter Miami që hedh një hap të sigurt drejt kualifikimin për në çerekfinale.

Related posts

FLORJANA ISMAILI U MBYT NË LIQENIN E COMOS/ Shaqiri reagon: Jam thellësisht i tronditur… (FOTO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS TEK MILAN/ “The Athletic”: E mori sepse vitin tjetër shitet ky lojtar

Delo.autor

“E ARDHMJA E SKUADRËS ËSHTË…”/ Pas 43 vitesh Williams largohet nga Formula 1, marka e tretë më jetëgjatë

Delo.autor

Leave a Comment