Futboll Sport

SKANDALI I BASTEVE NË TURQI/ Arrestohen 18 persona! Të përfshirë gjyqtarë dhe president klubi

Një operacion i gjerë kundër skandalit të basteve sportive ka sjellë arrestimin e 18 personave, mes tyre 17 gjyqtarëve të futbollit dhe një president klubi, njofton Federata Turke e Futbollit.

Në total, autoritetet kanë lëshuar 21 urdhër-arreste gjatë hetimeve që po zhvillohen prej kohësh mbi manipulimin e ndeshjeve dhe aktivitetet e paligjshme të basteve online. Pak ditë më parë, presidenti i Federatës Turke, Ibrahim Haciosmanoglu, deklaroi se plot 371 arbitra kishin llogari aktive në platforma bastesh.

Si pasojë e këtyre hetimeve, Federata Turke ka pezulluar gjithashtu 149 gjyqtarë, të dyshuar për përfshirje në manipulimin e ndeshjeve, ndërsa dënimet e vendosura ndaj të përfshirëve variojnë nga 8 deri në 12 muaj.

Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse ndonjë prej gjyqtarëve të arrestuar ka vendosur baste në ndeshjet ku kanë arbitruar vetë.

Related posts

EDY REJA DEBUTON ME HUMBJE/ Kombëtarja dominon lojën por mposhtet nga Islanda (VIDEO)

Delo.autor

BJELLORUSI-SHQIPËRI/ Trajneri Reja duhet të zgjidhë dy dilema, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

NUK DORËZOHET TRAJNERI/ Panucci, padi të re Nishanit. Gjykata pranon kërkesën

Isa.Autor

Leave a Comment