Futboll Kategoria Superiore Sport

FSHF TËRHIQET PËR DRITAT/ Ndryshon orari i ndeshjeve të Superiores, ja kur do të luhen sfidat e javës së 7

FSHF ka tërhequr mbrapsht urdhrin për mos lejimin e zhvillimit të ndeshjeve të Kategorisë Superiore në dritat e prozhektorëve, për shkak se nuk i përmbushnin standardet e duhura dhe se kishte probleme me shumicë në pothuajse të gjitha impiantet, përveç “Elbasan Arenës” dhe “Loro Boriçit”.

Fillimisht u njoftua se ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë Superiore, do të zhvilloheshin në orën 14:00, por FSHF është tërhequr nga ky vendim, teksa kanë ndryshuar në këtë mënyrë dhe oraret e ndeshjeve. 3 prej të cilave do të luhen me drita.

Bëhet fjalë për sfidën me Skënderbeu-Luftëtari dhe Flamurtari-Tirana që do të zhvillohen ditën e shtunë në orën 17:00, si dhe Kukësi-Vllaznia që do të zhvillohet të dielën në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 7: 

E SHTUNË:

Partizani-Teuta ora 14:00

Flamurtari-Tirana ora 17:00

Skënderbeu-Luftëtari ora 17:00

E DIEL: 

Laçi-Bylis ora 14:00

Kukësi-Vllaznia ora 17:00

 

NDESHJET

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Ish-trajneri i Anglisë bekon afrikanët: Kampion bote një ditë

Sadik.Autor

DUAN CHAMPIONSIN/ MESSI merr telefonin, në orët e ardhshme do të vijë “bomba” e merkatos

Isa.Autor

GATI TRANSFERTA/ Mbrojtësi shqiptar i Napolit do të ribashkohet me..

Isa.Autor

Leave a Comment